Shkëlqen Von
Vonn shkëlqeu. Amerikanet patën ditën e tyre. Reichelt dominon në supersllallomin e madh.......

Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, është rikthye në mënyrën më të mirë të mundshme në garat e Kupës së Botës.
Amerikania shkëlqeu në disiplinë e lëshimit, e cila u mbajt në Lake Louise të Kanadasë.
Vonn ashtu si i ka hije me stilin e saj, me një rrëshqitje të përsosur, ia doli të shënojë fitore të madhe dhe e para pas dy garave të saja të edicionit të sivjetshëm. Ajo ka qenë për 49 të qindtat e sekondës më e shpejtë se bashkëkombësja e saj, Stacey Cook.
Julia Mancuso nga SHBA renditet e treta me kohë më të ngadalshme për 57 të qindtat se fituesja e garës.
Gjermania Viktoria Rebensburg renditet e pesta me kohë më të dobët për 75 të qindtat, ndërsa fituesja e garës të së premtes në lëshim, sllovenia Tina Maze klasifikohet e teta me 89 të qindtat të kohës më të dobët se super amerikania Vonn.
Austriaku Hannes Reichelt dominoi në Kupën e Botës në disiplinën e supersllallomit të madh, e zhvilluar në Qendrën e Skive në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Skiatori austriak bëri paraqitje të shkëlqyeshme dhe zuri vendin e pare, duke krijuar një diferencë për 52 të qindtat e sekondës nga vendi i dytë, Kjetil Jansrud nga Norvegjia.
Francezi Alexis Pinturault rrëshqiti me mjaft kujdes dhe ngeci për 10 të qindtat e sekondës por gjithsesi i kënaqur që u ngrit në podium. Jansrud kryeson në renditjen e përgjithshme me 396 pikë, pason Paris (205) dhe Reichelt (201).
