Botë
Haiti shkon në 1.419 numri i të vdekurve nga tërmeti
17.08.2021 17:48
Është rritur në 1.419 numri i personave që kanë humbur jetën dhe mbi 6.900...

Është rritur në 1.419 numri i personave që kanë humbur jetën dhe mbi 6.900 numri i të lënduarve nga tërmeti prej 7.2 ballë, që goditibrigjet e Haitit.
Zyrtarët njoftuan se në vend është përjetuar një shkatërrim i madh dhe se janë në vazhdim punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja.Administrata bëri thirrje për ndihmë komunitetit ndërkombëtar, kurse kryeministri i Haitit, Ariel Henry informoi se në tërmet ishin shkaktuar dëme me përmasa të gjera. Ai njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme njëmujore në vend.Pas tërmetit që u ndje në kryeqytetin Port-au-Prince të Haitit popullata doli në rrugë në panik. Pas një kohe autoritetet tërhoqën edhe paralajmërimin për cunami të cilin pas tërmetit. Në rajon u dërguan ekipe për punimet e kërkim-shpëtimit.
