Botë

Japoni, 6 viktima nga përmbytjet dhe shembja e tokës

17.08.2021 18:57

Të paktën 6 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës...

Të paktën 6 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës që kanë ndodhur në rajonet perëndimore dhe jugore të Japonisë.
 
Deri më tani në 17 prefektura kanë ndodhur 62 rrëshqitje të dheut, ndërsa në 9 prefektura dalje të lumenjve nga shtrati.
 
Në lajmin e agjencisë Kyodo të bazuar në zyrtarët lokalë, në Nagasaki dhe Nagano kanë humbur jetën 6 persona, kurse 4 persona kërkohen.
 
Ende mbetet vlefshmëria e thirrjes për evakuim të 1.8 milionë personave në mbarë rajonin.