Botë

Stoltenberg paralajmëron talibanët: Afganistani të mos bëhet vatër terroristësh

17.08.2021 19:46

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas marrjes së pushtetit...

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas marrjes së pushtetit  I paralajmëroi talibanët që të mos e shëndrrojnë Afganistanin në vatër terroriste
 
Stoltenberg tha se Aleanca e NATO-s,  ka mbetur e habitur  nga shpejtësia e fitores së talibanëve, duke I akuzuar pushtetaret afgan  për tragjedinë e shkaktuar, me crast e përsëriti  deklaratën e presidentit amerikan nga një ditë më parë.  
 
“Ata të cilët tani e morën pushtetin kanë përgjegjësi që të sigurohen se terroristët ndërkombëtar nuk do ta rikthejnë pozitën e tyre paraprake”, ka thënë Stolteberg, në një pres konferencë të mbajtur në Bruksel kushtuar situatës në Afganistan. Ai theksoi se edhe përkundër faktit se NATO I tërhoqi forcat e saja ushtarake nga Afganistani, Aleanca edhe më tej do të mbetet e përkushtuar  për të parandaluar rigrupimin e grupeve  terroriste si dhe do ti parandalojnë gjuajtjet nga largësia. 
 
Reagimi I Stoltenberg erdhi pas konferencës së parë të mbajtur nga zëdhënësi talibanez, I cili ka deklaruar se për herë të parë në këto 20 vite ata arritën ti dëbojnë ndërkombëtarët, dhe ky është çasti I mburrjes për ata. Ata e cilësuan qeverinë afgane të pa aftë për të mbrojtur sigurinë  në Kabul, e cila është shkatare e gjithë situatës së krijuar, ka thënë zëdhënësi talibanez.