Botë

Rreth 2 mijë viktima nga tërmeti i fuqishëm që goditi Haitin

18.08.2021 12:34

Është rritur në 1,941 numri I njerëzve që humbën jetën në Haiti në tërmetin e fuqishëm të së shtunës...

Është rritur në 1,941 numri I njerëzve që humbën jetën në Haiti në tërmetin e fuqishëm të së shtunës, shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
 
Puna e ekipeve të shpëtimit është penguar nga shirat e dendur të kësaj jave dhe nga Stuhia Tropikale Grace në Karaibe.
 
OKB thotë se rreth 500,000 fëmijë tani kanë qasje të kufizuar ose aspak në strehim, ujë të sigurt dhe ushqim.
 
Dhjetëra mijëra njerëz të mbetur të pastrehë, duhej të vendosnin nëse do ta përballonin stuhinë nën çadra apo do të rrezikonin të ktheheshin në ndërtesat e dëmtuara nga lëkundjet.
 
Jug-perëndimi i Haitit ka pësuar dëmin më të madh nga tërmeti, veçanërisht rreth qytetit të Les Cayes.
 
Disa spitale u mbingarkuan dhe kishin nevojë për furnizime, pasi mjekët luftuan për të trajtuar të plagosurit.