Irani, sulme ajrore ndaj ISIS-it
Irani ka konfirmuar se ka kryer sulme ajrore ndaj ISIS-it në Irak.....

Këtë e ka bërë të ditur zv. ministri i Jashtëm, Ebrahim Rahimpou, pas kërkesës së qeverisë së Irakut. Kështu shkruan tabloidi britanik "The Gardian".
Rahimpour ka thënë se qëllimi i sulmeve ishte "mbrojtja e interesave të miqve tanë në Irak" dhe se sulmet nuk ishin koordinuar me Shtetet e Bashkuara, që po ashtu po ndërmerrë fushatë të sulmeve ajrore kundër caqeve të grupit esktremist, Shteti Islamik, në Irak dhe Siri.
Këto janë komentet e para nga një zyrtar iranian, me të cilat konfirmohet roli i Iranit në sulmet ajrore në provincën irakiane, Dijala, që është në kufi me Iranin.
