Maqedoni
Kovid 19, 24 viktima, 1074 raste të reja, 291 të shëruar
20.08.2021 19:21
Në shtatë ditët e kaluara, Maqedonia e Veriut është renditur e gjashta në Evropë për sa i përket numrit të rasteve të reja me Covid-19...

Në shtatë ditët e kaluara, Maqedonia e Veriut është renditur e gjashta në Evropë për sa i përket numrit të rasteve të reja me Covid-19 për 100.000 banorë. Edhe kjo e premte shënoi rekord të ri të fataliteteve.
Është 24 numri i qytetarëve që nuk arritën të fitojnë dot betejën me Covid 19, prej tyre 6 viktima u regjistruan në Shkup, 5 në Kumanovë, 4 në Tetovë, 3 në Kërçovë. Nga 7571 testime të kryera në 24 orët e fundit janë regjistruar 1074 raste të reja. Kryeson Shkupi i ndjekur nga Gostivari dhe Tetova. 291 janë të shëruarit. Shifrat e fundit e çojnë në 9417 numrin e rasteve aktive në vend. Në listën e rasteve të reja në Europë, në vendin e parë është Gjeorgjia, në vendin e dytë Kosova, e në të tretin Mali i Zi. Në Kosovë në 24 orë u regjistruan 4 viktima dhe 2.250 raste të reja. Në Shqipëri u regjistruan 535 infektime të reja dhe 2 humbje jete.
