Ja për sa u shit këpuca që i dha Botërorin Gjermanisë
07.12.2014 18:08
Këpuca e majtë e veshur nga Mario Gotze gjatë finales së Botërorit "Brazil 2014" Gjermani-Argjentinë, me të cilën shënoi golin që i dha Botërorin e katërt "Pancerave", është shitur në një ankand për 2 milionë euro......

Këpuca është blerë nga shoqata gjermane "Një zemër për fëmijët".
Futbollisti i Bayern Munchen është shprehur i lumtur për këtë veprim duke u shprehur: "Ka ende bar nga fusha në këpucë, nuk e ka veshur më që prejfinales dhe e kam ruajtur të sigurtë në shtëpi".
