Botë
Situata në Afganistan, udhëheqësia e talebanëve mblidhet për qeverinë e ardhëshme
21.08.2021 15:44
Talibanët shumë shpejt do të përfaqësojnë zyrtarisht sistemin e udhëheqjes në Afganistan...

Talibanët shumë shpejt do të përfaqësojnë zyrtarisht sistemin e udhëheqjes në Afganistan e cila do të ketë për qëllim mbrojtjen e interesave të qytetarëve. Udheheqësi I talebanëve Mulla Abdul Gani dëshiron të shkojë në Kabul për formimin e Qeverisë së re. NATO-ja kërkon nga talebanët ti lëshojnë nga aeroporti I Kabulit ata që duan të largohen.
“Ajo që shohim ditëve të fundit është një tragjedi për popullin e afgan, situata është shumë e rëndë dhe e paparashikueshme.”, tha Jens Stoltenberg.
Ushtarët që janë në aeroport thonë se rreth 10 mijë njerëz I kanë përmbushur të gjitha procedurat ligjore për të dal nga Afganistai por nuk mund të largohen sepse Katari nuk ka kapacitet ti pranojë të gjithë ato njerëz. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje që të ndihmohen refugjatët afganë.
“NE duhet të ndihmojmë, jo vetëm afganët që mbërrijnë këtu në Spanjë, por edhe ata që kanë mbetur në Afganistan. BE-ja është e përkushtuar në mënyrë të vendosur për të vazhduar mbështetjen e OJQ-ve që veprojnë në vend.”, tha Ursula von der LEYEN, presidentja e KE-së.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Britania e Madhe do të bashkëpunojë me Talebanët nëse është e nevojshme.
“Ajo për të cilën dua t’i bind njerëzit është se përpjekjet tona politike dhe diplomatike për të gjetur një zgjidhje për Afganistanin, nëse është e nevojshme me Talebanët, do të vazhdojnë.”, tha Boris Johnson, kryeministri britanik.
Talibanët po hapen diplomatikisht për Turqinë dhe Kinën, duke kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar që do të çojnë në zhvillimin e Afganistanit.
Talebanët prej një jave kanë marr kontrollin e shtetit afgan pas një periudhë njëvjeçare të udhëheqjes së këtij vendi nga shtetet perëndimore.
FARIJE DAUTI BAKIU
