Nesër derbi i shumpritur Partizani – Tirana
Derbi i kryeqytetit Partizani–Tirana, është një histori pasioni, dashurie dhe urrejtjeje, që e ka zanafillën me themelimin e skuadrës sëPartizanit më 4 shkurt të vitit 1946, për të vijuar më pas me përballjen e parë historike mes dy klubeve e fituar 8-0 nga "Të Kuqtë", te suksesi 7-3 ibardhebluve më 22 shtator të 1985 e deri të takimi i fundit direkt ai i fazës së parë të sezonit aktual që përfundoi nëbarazim 0-0 pa praninë e tifozëve.......

Partizani dhe Tirana janë përballur 139 herë mes tyre në 68 vitet e fundit të historisë së futbollit shqiptar, me bilancin që anon nga ana e të kuqve, të cilët kanë regjistruar 54 fitore, 43 u përkasin bardhebluve ndërsa 42 sfida të tjera kanë përfunduar në barazim. Edhe golaverazhi i përgjithshëm anon nga ana ePartizanit, që ka shënuar 197 gola në portën e Tiranës, ndërsa bardheblutë e kanë tundur 159 herë rrejtën e të kuqve.
Barazimi 2-2 është rezultati më i përsëritur në këtë derbi, plot 27 herë, ndërsa golashënuesit e fundit në të dyja skuadrat janë Mario Morina dhe Nderim Nexhipi, që firmosën barazimin 1-1 më 22 mars të këtij viti, në fazën e fundit të sezonit të kaluar. Por historia e derbit do të vijojë të shkruhet, me statistikat që janë të destinuara të ndryshojnë.
Tirana krenohet me 24 tituj kampionë përkundrejt 15 të Partizanit, por "Të Kuqtë" i thumbojnë kundërshtrarët avantazhin në përballjet direkte.
