Botë
Covid 19 në botë, në SHBA mbi 624 mijë viktima
21.08.2021 18:22
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins” numri i rasteve me koronavirusin e ri...
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins” numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në SHBA kaloi mbi 37 milion 161mijë. Me vdekjen e 962 personave gjatë 24 orëve të fundit numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 arriti në 624.291.
Ndërkohë Spanja do të shpallë Gjermaninë një zonë rreziku për COVID-19 nga 23 gushti për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve. Riklasifikimi, fillimisht, do të jetë i vlefshëm për shtatë ditë dhe do të thotë që të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart, të cilët hyjnë në Spanjë nga Gjermania, duhet të paraqesin dëshmi të vaksinimit, shërimit ose një test negativ të COVID-19 deri në mesnatën e 29 gushtit. Nga ana tjetër, udhëtarët që hyjnë në Gjermani nga zonat spanjolle me rrezik të lartë, të tilla si Madridi ose Ishujt Baleare, duhet të karantinohen për 10 ditë, nëse nuk janë vaksinuar ose janë shëruar.
Izraeli miraton dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 për mësuesit dhe personat mbi 40 vjeç, ndërsa India miraton vaksinën e parë në botë të ADN-së kor, për përdorim emergjent kundër koronavirusit.
