Botë

Uragani “Grace” godet Meksikën, 8 të vdekur, shuhet familja 6 anëtarëshe

22.08.2021 13:35

Të paktën tetë persona kanë ndërruar jetë pasi Uragani Grace kaploi Meksikën lindore...

Të paktën tetë persona kanë ndërruar jetë pasi Uragani Grace kaploi Meksikën lindore, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe përmbytje.
 
Vdekjet dhe dëmet më të mëdha ndodhën në shtetin Veracruz, ku stuhia shkuli pemët. Në kryeqytetin e shtetit, Xalapa, shumë rrugë u kthyen në lumenj baltë. Uragani më vonë u dobësua duke u kthyer në stuhi tropikale. Erërat e forta dhe reshjet u raportuan se po shkaktonin më shumë përmbytje ndërsa Grace udhëtonte në veri të Mexico City.
 
Stuhia solli shpejtësinë e erës deri në 200 km/orë  kur arriti në bregun e kontinentit të Meksikës. Nga tetë personat e vdekur, gjashtë ishin anëtarë të së njëjtës familje thanë zyrtarët e qeverisë shtetërore. Banorët e qytetit bregdetar të Tecolutla në Veracruz, thanë se uragani kishte qenë shkatërrues.