Botë

Situata në Afganistan, 7 të vdekur në afërsi të aeroportit në Kabul

22.08.2021 14:03

Armanta britanike ka kumtuar se 7 civil afgan kanë humbur jetën në afërsi të aeroportit të Kabullit...

Armanta britanike ka kumtuar se 7 civil afgan kanë humbur jetën në  afërsi të aeroportit të Kabullit, ku atje situata vazhdon të jetë kaotike. Ndërkaq talebanët  përmes ambasadës ruse në Kabull kanë dërguar mesazh tek liderët në  provincën Panshir se duan dialog por një gjë të tillë nuk është pranuar. Ky lajm është konfirmuar edhe nga amasadori rus në Afgansitan I cili ka thënë se talebanët nuk tentojnë të hyjnë në provincë, por se kërkojnë dialog për të arritur marrëveshje.
 
Në ndërkohë talebat po përforcojnë kontrollin në Kabull.
 
"Të gjithë të punësuarve në qeveri iu është siguruar amnesti. Nuk ballafaqohen me asnjë problem dhe duhet të vazhdojnë jetën.", tha një taliban.
 
"Në të ardhmen do të bëjmë sistem të mirë për jetën e qytetarëve në Afgansitan në shumë provinca. Të shkojnë në park, të shkojnë në universitet dhe gjëra tjera.", u shpreh një taliban.
 
Ndërkaq shumë qytetarë afgan iu kthyen rrugëve të Afgansitanit.
 
"Kur talebanët arritnë në Kabull, qytetarët u frikësuan dhe nuk dilnin jashtë. Tash situate është ndryshuar dhe numri i qytetarëve jasht është rritur. Ata ndjehen të sigurt"...
 
"Talebanët sollëm paqe dhe siguri në vend. Shpresojmë se do të ketë paqe përgjithmonë.", thanë qytetarët.
 
Ndërkohë, shefi i diplomancisë së BE-së Zhozef Borrell thotë se evakuimi i personelit po zbatohet rëndë dhe kjo sipas tij me siguri nuk do të mund të bëhet para fundit të muajit për shkak të rregullave të sigurisë. Ndërkohë kancelari austriak Sebastian Kurc sërish thotë se nuk dëshorin shteti i tij të pranojë refugjatë afgan.Ish presidenti amerikan Trump ka kritikuar pushtetin aktual në SHBA për mënyrën e tërheqjes së forcave amerikane në Afgansitan. Edhe ish kryeminisri britanez Toni Bler  thotë se tërheqja e SHBA-ve nga Afgansitani është i panevojshëm dhe  parfaqet rrezik të madh.
 
NERMIN MULAKI FEJZLLAHU