Ndahet çmimi “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2014
08.12.2014 10:58
Me rastin e festës Shën Klimenti i Ohrit sot në mesditë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të ndahet çmimi Shën Klimenti i Ohrit për vitin 2014.....

Sivjet çmimin do ta marrin historiani prof, dr. Ahmet Sherif dhe biokimisti prof. dr. Velimir Stojkovski në fushën e edukimit dhe arsimimit, dhe akademiku Cvetan Grozdanov, historian i arit mesjetar, në fushën e kulturës.
Vendimin e solli këshilli për ndarjen e çmimit nën kryesim të akademikut Vitomir Mitevski.
Çmimi "Shën Klimenti i Ohrit" ndahet për realizime shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit në mjedisin njerëzor dhe në veprimtari sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë.
