Botë
Covid 19 në Kosovë, 11 viktima, 1682 raste të reja
22.08.2021 19:28
Autoritetet shëndetësore në Kosovë në 24 orët e fundit kanë regjistruar 11 viktima me koronavirus dhe 1,682 raste të infektimit...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë në 24 orët e fundit kanë regjistruar 11 viktima me koronavirus dhe 1,682 raste të infektimit, pas testimit të 10,710 mostrave. Janë shëruar 263 pacientë nga sëmundja COVID-19, derisa raste aktive janë 19,695.
Botë, rritje e rasteve me Covid-19
Greqia konfirmoi 3 191 infeksione të reja dhe 23 vdekje. Ndërkohë Gjermania hyn në valën e katërt të virusit korona, nga e cila më të prekura janë grupmoshat e reja. Vlerësimi i situatës u bë nga Instituti gjerman për Epidemiologjinë dhe Virologjinë “Robert Koch”, teksa vendi po përballet me rritjen e numrit të rezultateve pozitive të testimeve në popullatë. Këtë herë më të prekura janë grupmoshat e reja. Prandaj ekspertët rekomandojë edhe më tej mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike.
EMA: Ende s’dihet nëse nevojitet doza e tretë
Ndërkohë Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se është ende duke vendosur nëse do të jetë e nevojshme një dozë e tretë vaksine antiCOVID-19. Agjencia Evropiane e Barnave shtoi se po analizon të dhënat e reja për të bërë rekomandime që mund të mbështesin shtetet anëtare në kontekstin e fushatave kombëtare të vaksinimit. Rregullatori i BE-së për ilaçet thotë se është “duke u angazhuar me zhvilluesit e vaksinave” për të koordinuar dorëzimin e të dhënave të nevojshme dhe thotë se është i vetëdijshëm se shumë vende evropiane po konsiderohet administrimi i vaksinave përforcuese për popullatat e tyre tashmë të imunizuara.
Organizata Botërore e Shëndetit u ka bërë thirrje vendeve të pasura të heqin dorë nga administrimi i dozave të treta, në mënyrë që popullatat e pavaksinuara të imunizohen. Ndërkohë numri i vaksinave të administruara në mbarë botën kundër Covid-19 ka tejkaluar shifrën 4.91 miliardë.
