“Alo, doktor”, deri më tani 12.557 thirrje telefonike
08.12.2014 11:14
Në javën e parë të dhjetorit janë regjistruar gjithsej 845 thirrje telefonike në linjën falas “Alo, doktor”....

Të dhënat që publikuan autoritetet shëndetësore, tregojnë se që nga shtatori kur u vu në funksion linja, janë regjistruar 12.557 thirrje telefonike.
Shumica e thirrjeve kanë të bëjnë me simptome kardiovaskulare dhe respiratore, tension të lartë, temperaturë të rritur, kollitje dhe ftohje.
Linja “Alo, doktor” është në dispozicion plot 24 orë në ditë, ndërsa çdo ditë nga ora 19 deri në orën 22 për këshillat mjekësore janë përgjegjës drejtorët e institucioneve shëndetësore.
