Brukseli tërësisht i paralizuar për shkak të grevës
Greva e punonjësve të transportit sot trësisht e ka bllokur transportin pubik në Brusel dhe ka penguar dhjetëra mijëra njerëz që të nisen për në vendet e tyre të punës.....

Autobusët,tramvajët, metrotë dhe trenat nuk qarkullojnë nga ora gjashtë e mëngjesit, ndrsa anëtarët e sindiatës i kanë bllokuar edhe rrugët magjistrale që të çojnë në kryqytetin e Belgjikës.
Greva është pjesë e sesionit të planifikuar të protestave që u mbajtën çdo të hënë në shenjë paralajmërimi për Qeverinë për qëllimet e saj për rritjen e kufuirit të moshës për daljen në pension nga 63 deri në 67 vjeçare, në pajtim me masat për kursim.
Qarkullimi ajror gjithashtu është bllokuar për shkak të grevistëve që e kanë bllokuar aeroportin kombëtar.
Për të hënën e ardhshme është caktuar grevë e përgjithshme e cila do ta përfshijë tërë Belgjikën ndërsa Qeveria tani për tani nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga masat e parlajmëruara. (mia.mk)
