Dhënia e dozës së tretë, OBSh: Të shtyhet të paktën për 2 muaj
Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të shtyjnë administrimin e dozës së tretë të vaksinës...

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të shtyjnë administrimin e dozës së tretë të vaksinës kundër virusit Korona me të paktën dy muaj, për t’u dhënë kohë shteteve më të varfra të sigurojnë qasje më të madhe ndaj vaksinave.
OBSh thotë se përparësi duhet t’i jepet rritjes së nivelit të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar.
Ata vunë në dyshim dobinë e dozave përforcuese, duke thënë se ende po diskutohet nëse ato kanë efektshmëri.
Hungaria është vendi i parë në Bashkimin Evropian që ofroi doza të treta dhe iu bashkua shteteve si Izraeli dhe SHBA, që kanë filluar ose po planifikojnë të aplikojnë dozat përforcuese.
Aktualisht numri i vaksinave të administruara në të gjithë botën ka arritur në mbi 4.97 miliardë.
