Obama: Nevojitet kohë për luftën kundër racizmit dhe paragjykimeve

08.12.2014 11:26

Obama në një intervistë për kanalin BET foli edhe për bisedimin e tj me një gruo aktivistësh të të drejtave të qytetarëve, duke përfshirë edhe liderin e protestave në Ferguson, që javën e kaluar i priti në Shtëpinë e Bardhë....

Tensionet racore tani janë rritur pasi që nuk u ngrit akuzë kundër policit të bardhë që në Ferguson vrau një afroamerikan të paarmatosur.

Obama theksoi se aktivistëve i rekomandoi që bëhet fjalë për diçka që është rrënjosur thellë në shoqërinë dhe historinë amerikane.

"Amerika bëri disa hapa, që dhanë shpresë se do të arrihet një përparim i dukshëm. Nuk mund të krahasohet ajo që ndodh sot, me atë që ka ndodhur para 50 vitesh. Nëse për këtë bisedoni me prindërit, gjyshërit dhe gjyshet tuaja, ata do tu thonë se  punët tani janë më mirë. Nuk janë mirë. por janë më mirë", theksoi presidenti i SHBA-ve.