Maqedonia sot feston ditën e Shën Klimentit të Ohrit

08.12.2014 11:51

Ka disa vite që Dita e Shën Klimentit të Ohrit- 8 Dhjetori në Maqedoni është festë shtetërore, me të cilën shënohet vepra e shkrimtarit dhe iluministit të parë origjinal slloven, veprimtarit dhe peshkopit të parë slloven të Shkollës letrare të Ohrit.....

Së bashku me Naumin e Ohrit, ai ishtë nxënësi më i theksuar i shkrimit slloven, vëllezërit e shenjtë Cirili dhe Metodi, dhe vazhduesi më besnik i veprës së tyre. I ka shoqëruar njëzetë vite në misionin arsimor për mbrojtje të gjuhës sllovene në Moravinë e Madhe.

Sot shumë kisha, institucione, shkolla dhe shoqata e mbajnë emrin e tij, ndërsa në mesin e më të njohurave janë Biblioteka kombëtare dhe universitare dhe Tempulli në Shkup, Universiteti në Manastir.

Emrin e tij e mban edhe Universiteti në Sofje. Në nder të Shën Klimentit të Ohrit ndahet edhe çmimi shtetëror për arritje të posaçme në edukimin, arsimimin, kulturë, shkencë dhe shëndetësi. (mia.mk)