Thaçi dhe Mustafa, arritën marrëveshje për bashkëqeverisje
Liderët e PDK-së dhe LDK-së, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje, e cila u nënshkrua sot në Kuvendin e Kosovës....

Mediat kosovare raportojnë se Thaçi dhe Mustafa tashmë kanë gjetur gjuhë të përbashkët edhe për shefin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës. Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës do të jetë Isa Mustafa.
Ndërsa zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës do të jetë lideri i PDK-së, Hashim Thaçi.
Nënshkrimin e marrëveshjes e ka konfirmuar edhe kreu i PDK-së dhe njeherit kryeministër në detyrë, Hashim Thaçi. Ai, dje për mediat e Kosovës ka deklaruar se pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e LDKsë, Isa Mustafën, janë marrë vesh për itinerarin e ditës së sotme, i cili duhet të fillojë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, me nënshkrimin e marrëveshjes për ndarjen e posteve qeverisëse dhe më pas edhe me mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
