Botë

Ilir Alimehmeti: Jo masa shtesë, por fushata aktive vaksinimi

24.08.2021 18:31

Pavarësisht rritjes së rasteve me Covid-19, për epidemiologët në Shqipëri...

Pavarësisht rritjes së rasteve me Covid-19, për epidemiologët në Shqipëri, brenda 10 ditëve të para të shtatorit pritet të ketë ulje të infektimeve. 
 
Mjeku, Ilir Alimehmeti, thotë për TVM2 se vala “Delta” që ka përfshirë mbarë rajonin, nuk do të ketë fatalitete sa varianti i mëparshëm britanik, pavarësisht se transmetohet më shpejt. Por, ai nuk është idhtar i shtrëngimit të masave. Sipas tij, duhet të këmbëngulet në fushatat e vaksinimit, si mënyra e vetme për të parandaluar hospitalizimet.
 
Por, si e kanë menaxhuar vendet e rajonit situatën në 17 muaj pandemi? Alimehmeti thotë se shumë gjëra janë bërë gabim, ndërsa pasaportën e Covid e sheh si tepër joefikase për të parandaluar infeksionin.
 
Epidemiologu i njohur, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave, thotë se efektet anësore që kanë dhënë vaksinat janë të papërfillshme në krahasim me ato pozitive, ndaj i nxit të gjithë qytetarët në Shqipëri e në rajon që të vaksinohen.
 
LULJETA NDOKA