Stuhi shkatërruese në Filipine

08.12.2014 12:18

Tajfuni “Hagupit” në Filipine, ka shkatërruar gjithçka para vetes, me një erë të fuqishme me shpejtësi prej rreth 200 kilometra në orë.....

Të paktën tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë u lënduan, ndërsa janë evakuuar një milionë e 200 mijë njerëz, të cilët janë vendosur nëpër kisha, shkolla dhe ndërtesa të tjera publike, në 30 provinca.

Stuhia, që erdhi nga oqeani Paqësor, filloi të godasë fillimisht fshatrat e peshkimit të ishullit Samar. "Shumë shtëpi, sidomos në bregdet, u morën nga era e fortë”, tha Stephany Uy-Tan, kryetare e Catbaloganit, qytet i madh në Samara.

Në nëntor të vitit 2013, nga tajfuni “Haiyan”, kanë gjetur vdekjen, ose janë zhdukur, rreth 7 mijë e 300 persona, në pjesën qendrore të Filipineve, ndërsa ishin zhvendosur më se 4 milionë njerëz.