Hollande dhe Putin, optimistë për një impakt paqeje mes dy vendeve
Rizgjohen shpresat për një armëpushim të përhershëm mes Rusisë dhe Ukrainës. Pas një takimi të presidentit francez, Francois Hollande, me homologun rus, Vladimir Putin, ky i fundit deklaroi se shpreson për një impakt paqeje lidhur me zonën e Krimesë. Të dy liderët dolën optimistë nga bisedimet.....

Vizita e Hollandes në Moskë ishte e papritur dhe burimet thonë se njoftimi u bë në momentet e fundit.
Francois Hollande, është i pari lider perëndimor që ka vizituar Rusinë pas marrëdhënieve të rënduara për shkak të sanksioneve mbi krizën në lindje të Ukrainës.
Putin, deklaroi se ka rëndësi të madhe paqja në Ukrainë. Ndërsa Hollande i kërkoi të dyja palëve të respektojnë marrëveshjen për armëpushim, të nënshkruar në Minsk më 5 shtator.
Ndërkohë, nga kryeqyteti ukrainas i Kievit, presidenti, Petro Poroshenko, deklaroi se i mirëpret bisedimet në kuadër të armëpushimit të lëkundur, që janë planifikuar për ditën e martë.
