Mustafa e Thaçi i raportuan Jahjagës
I pari i PDK -së, Hashim Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa njoftuan për përmbylljen e procesit të marrëveshjes ndërmjet tyre me qëllim të ndërtimit të institucioneve të Kosovës, Presidenteb Atifete Jahjaga...

Kryetarët e të dyja partive politike parlamentare, zotëri Thaçi e zotëri Mustafa, e informuan presidenten edhe për përmbylljen e marrëveshjes ndërmjet dy subjekteve politike dhe për hapat e mëtejmë në ndërtimin e institucioneve të reja të vendit.
Ata theksuan se marrëveshja ndërmjet tyre do të përmbushë edhe kriteret e përcaktuara kushtetuese dhe shoqërore për institucione përfshirëse e të përgjegjshme, njofton Presidenca.
Presidentja Jahjaga theksoi se do të jetë në funksion të garantimit të funksionimit demokratik të institucioneve dhe në zbatim të plotë të Kushtetutës e të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. (infoglobi.com)
