Kulturë

Nën protokolle të rrepta, sonte nisin “Mbrëmjet strugane të poezisë”

26.08.2021 12:09

Sot në Strugë fillon edicioni jubilar i 60-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Mbrëmjet strugane të poezisë”....

Sot në Strugë fillon edicioni jubilar i 60-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Mbrëmjet strugane të poezisë”, me praninë e rreth 30 poetëve nga vendi dhe bota. Edhe sivjet festivali do të zhvillohet pa disa nga përmbajtjet tradicionale, për shkak të situatës me pandeminë e nën protokolle të rrepta mbrojtëse. Publiku do të jetë i kufizuar, me detyrimin që të tregohet certifikatai për vaksinim ose vërtetim se e kanë kaluar Kovid-19 gjatë 45 ditëve të fundit. Kjo nuk vlen për personat nën 18 vjet.
 
Edicioni jubilar mbahet nën moton “Dëshmitë e lartësuar, vargjet e lartësuara”. “Fitues i çmimit “Kurora e artë” për vitin 2021, çmim kryesor i “Mbrëmjeve Strugane të poezisë” është poetesha britanike, Kerol En Dafi. Manifestimi përfundon më 30 gusht me ndarjen e çmimeve.