Kadri Veseli zgjedhet Kryeparlamentar

08.12.2014 13:05

Me 71 vota për, 44 kundër dhe me një abstenim, dyshi i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është zgjedhur Kryeparlamentar i Kuvendit të Kosovës....

Kundër tij kanë votuar mes tjerash 8 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kurse përfaqësuesi i Vetëvendosjes , Visar Ymeri e ka kritikuar zgjedhjen e Veselit duke thënë se ‘ në krye të Kuvendit është vendosur njeriu i nëntokës’.

Pas zgjedhjes së Veselit, ai është ulur në karrigen e kryeparlamentarit dhe ka vazhduar të drejtojë seancën konstitutive të Kuvendit.

Aktualisht Kuvendi është në një pauzë të shkurtër, kurse pas saj priutet që deputetët të votojnë anëtarët e Kryesisë. (infoglobi.com)