Botë

Gjirokastër, 5 të vdekur në një aksident trafiku

26.08.2021 18:22

Pesë persona kanë mbetur të vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur në Qafën e Muzinës në Gjirokastër të Shqipërisë.....

Pesë persona kanë mbetur të vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur në Qafën e Muzinës në Gjirokastër të Shqipërisë. Aksidenti ka ndodhur kur një furgon taksi me pasagjerë doli nga rruga dhe ra në humnerë pas përplasjes me një automjet tjetër tip “Jeep”.
 
Në mesin e 5 viktimave është edhe drejtuesi i furgonit me targë: AA 484 T. Furgoni kthehej nga Saranda për në Gjirokastër dhe është rrëzuar jashtë rruge 100 metra në dalje të Qafës së Muzinës. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren për të nxjerrë jashtë furgonit trupat e pajetë mbetur brenda pas përplasjes tragjike.