Botë
Kabul, 13 të vdekur nga një shpërthim kamikaz
26.08.2021 18:24
Një kamikaz ka shpërthyer veten në Kabul, duke vrarë të paktën 13 persona, përfshi edhe fëmijë....

Një kamikaz ka shpërthyer veten në Kabul, duke vrarë të paktën 13 persona, përfshi edhe fëmijë. Të dhënat tragjike për këtë ngjarje të rëndë që ndodhi jashtë aeroportit të Kabulit i dha një zyrtar taleban.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët u kërkuan afganëve të largoheshin nga zona për shkak të një kërcënimi nga Shteti Islamik. Zyrtari tha se shumë roje talebanë u plagosën. Një zyrtar amerikan deklaroi se disa anëtarë të trupave amerikane ishin në mesin e të plagosurve.
