Kulturë
Strugë, sonte fillon festival i njohur “Mbrëmjet strugane të poezisë”
26.08.2021 18:48
Sonte, me respektimin e plotë të masave kundër Covid 19, në Strugë fillon festival i njohur “Mbrëmjet strugane të poezisë”....

Sonte, me respektimin e plotë të masave kundër Covid 19, në Strugë fillon festival i njohur “Mbrëmjet strugane të poezisë”, i cili është një nga festivalet më të vjetra dhe më të rëndësishme botërore të poezisë. Festivali do të organizohet me prezencën fizike të poetëve vendas dhe shumicës së pjesëmarrësve të ftuar nga jashtë. Një pjesë e vogël e poetëve të huaj, të cilët për arsye objektive nuk do të jenë në gjendje të jenë fizikisht të pranishëm, do të prezantohen përmes video thirrjeve. Përmes video thirrjeve ka lajmëruar se do të jetë edhe laureati i këtij viti, poetja britanike, Carol Ann Duffy, e cila njoftoi praninë e saj fizike në edicionin e ardhshëm 2022. Ndërsa edhe mysafiri special i edicionit jubilar, laureati i vitit të kaluar Amir Or edhe pse lajmëroi se do të jet prezent, u detyrua që ta shtyjë praninë fizike për edicionin e ardhshëm.
Programi i festivalit do të zhvillohet në periudhën nga 26 deri më 30 gusht dhe do të mbajë përmbajtjen e programit të njohur të festivalit. Më shumë se 30 poetë vendas dhe të huaj nga brezi i vjetër dhe i ri do të marrin pjesë në festival. Si pjesë e programit, janë planifikuar përkujtimore të poetëve të njohur maqedonas, Ante Popovski dhe Bogomil Gjuzel, dhe si një ngjarje e veçantë është promovimi i botimit monografik "Përzgjedhja e poezisë dhe prozës së shkurtër nga Blazhe Koneski".
Mbrëmjet e Poezisë në Strugë mbahen nën moton "Dëshmi të shkëlqyera, fjalë të mrekullueshme", të cilat theksojnë rëndësinë e Parkut të Poezisë dhe simbolikën e mbjelljes së pemëve nga laureatët e çdo viti.
Në përputhje me masat e fundit të mbrojtjes, këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së Festivalit do të mbahen në terasen e mbuluar të Hotel Drim. Në ditët e tjera, programi i ditës është planifikuar të zhvillohet në Sallën e Kongreseve të Hotel Drim, dhe programi i mbrëmjes në skenën verore të Qendrës Kulturore "Vëllezërit Miladinov".
Kapaciteti i të pranishmëve për shkak të masave të reja restriktive do të jetë i zvogëluar, ndërsa do tju kërkohet edhe çertifikatë vaksinimi ose vërtetim se kanë kaluar virusin në afat prej 45 ditësh për personat mbi 18 vjeç.
Në kushtet kur shumë nga festivalet e poezisë me famë botërore u anuluan ose u shtynë për shkak të pandemisë me COVID-19, Mbrëmjet e Poezisë në Strugë do të ruajnë vazhdimësinë e festivalit, i cili që nga viti 1961 tregon fuqinë e poezisë për të bashkuar botën.
ILMIE ZHAKU
