Botë
Kosovë, 18 të vdekur 2295 të infektuar
26.08.2021 19:19
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 18 viktima dhe 2.295 raste të reja me Kovid-19....

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 18 viktima dhe 2.295 raste të reja me Kovid-19, nga 12 mijë e 406 të testuar. Po ashtu janë regjistruar edhe 1183 të shëruar, ndërsa raste aktive në Kosovë janë gjithsej 24.939.
Në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 995 pacientë të infektuar. Sipas njoftimit 37 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 935 janë duke u trajtuar me terapi oksigjeni. Deri më 26 gusht, Kosova ka administruar 747,898 mijë vaksina. Kurse të vaksinuar plotësisht janë 256.235 mijë persona.
