Botë
Rritet numri i viktimave nga sulmi në aeroportin e kabulit, ISIS merr përgjegjësinë
27.08.2021 11:14
Shteti Islamik mori përgjegjësinë e sulmit kamikaz jashtë aeroportit të Kabulit...

Shteti Islamik mori përgjegjësinë e sulmit kamikaz jashtë aeroportit të Kabulit, ndërsa numri i viktimave shkoi në mbi 70. Agjencia zyrtare e ISIS njoftoi në kanalin e saj në Telegram se anëtari Abdul Rahman al-Logari kreu operacionin e martirizimit pranë aeroportit të Kabulit. Mediat raportojnë se në shpërthim humbën jetën të paktën 13 trupa amerikane dhe më shumë se 60 shtetas afganë, ndërsa numri i të plagosurve deri tani është 140. Shpërthimi ndodhi pikërisht në zonën ku mijëra persona prisnin që dokumentet e tyre të shqyrtoheshin nga autoritetet, e të merrnin më në fund dritën jeshile për të hyrë në aeroport. Talebanët e dënuan me forcë atentatin kundër civilëve, duke theksuar se ai ndodhi në një zonë ku siguria është në duart e forcave amerikane. Pas shpërthimeve në aeroportin e Kabulit, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha se çdo amerikan do të nxirret nga Afganistani.
“Ne kemi shumë për të bërë. Është brenda kapaciteteve tona për ta bërë. Ne do ta përfundojmë misionin tonë dhe do të vazhdojë të shikojmë për çdo amerikan në Afganistan. Ne do t’i gjejmë dhe do t’i nxjerrim jashtë Afganistanit”- vijoi presidenti i SHBA.
Bundesëehr-i i ka dhënë fund ndërkohë misionit të tij të evakuimit në Kabul, me fluturimet e fundit që u larguan nga kryeqyteti afgan. Sipas Ministres së Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer, të gjithë ushtarët janë evakuuar.
Ne be shtohet frika për fluks të ri të emigrantëve afganë. Presidenca sllovene e Bashkimit Evropian njoftoi se një takim urgjent i ministrave të Brendshëm të bllokut do të mbahet në Bruksel, më 31 gusht. Bullgaria paralajmëron do të forcojë kufirin e saj me Greqinë dhe Turqinë. Kjo e fundit edhe pse nuk ëhstë anëtare e BE-së është gjithashtu e shqetësuar për një valë të re migrimi. Turqia strehon gati 4 milionë refugjatë sirianë dhe 300,000 afganë, përveç migrantëve dhe refugjatëve nga pjesë të tjera të botës.Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë më 19 gusht se Turqia nuk e ka përgjegjësi të jetë “depo e refugjatëve në Evropë”.
