Botë

Mbërritën në Shqipëri 121 afganët e pare

27.08.2021 11:37

Kanë mbërritur në Rinas 121 afganët e parë që kanë ardhur me avion civil nga Tbilisi.....

Kanë mbërritur në Rinas 121 afganët e parë që kanë ardhur me avion civil nga Tbilisi. Një pjesë e 121 afganëve kanë punuar për organizatën ‘Shoqëria e Hapur’, ndërkohë pjesa tjetër janë aktorë, anëtarë të shoqërisë civile bashkë me familjet e tyre.
 
Në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme deklaron se në mesin e 121 afganëve të parë që erdhën në Shqipëri janë 11 foshnja, të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale. Më pas ata do të nisen drejt strukturave hoteljere në Durrës.
 
"Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja,të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale. Më pas ata do të nisen drejt strukturave hoteljere në Durrës.", deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
 
Ata janë pritur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, drejtues të FA dhe policisë së shtetit.
 
Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka në një prononcim tha se çdo shqiptar duhet të ndihet krenar. Xhaçka theksoi se Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4000 afganë.
 
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në një postim në Tëitter shkruan se Shqipëra edhe një herë tregoi se i ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe.
 
Për ngjarjen kanë reaguar kryeministri Edi Rama, ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim. Kryeministri Rama në një postim në Facebook shkruan se kjo ngjarja është një episod i një mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë.