Kurs për menaxhim me higjienën gjatë fatkeqësive

08.12.2014 15:55

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, prej sot fillon me kurs pesëditor ndërkombëtar me temë “Uji, kanalizimet dhe higjiena në fatkeqësi, në kontekst urban”.......

Ky kurs ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve institucionale në raste të fatkeqësive në zonat urbane, thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Esenca e konferencës së sotme është që të mund të fitojmë njohuri të caktuara për fatkeqësitë e mëdha. Shpresojmë se këto pesë ditë nuk do të vlejnë ushtrimet vetëm për Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, por për të gjithë punëtorët dhe pjesëmarrësit. Me këto ushtrime në punëtori, duam të tregojmë  se infrastruktura e dobët dhe respektimi i disa rregullave urbanistike dhe parregullsive të tjera në qytete më të mëdha edhe përskaj shirave të rrëmbyeshëm që mund të ndodhin dhe fatkeqësive tjera natyrore dhe ne si drejtori i ndjekim të gjitha lëvizjet bashkëkohore, në aspekt të përvetësimit të përvojave për të gjithë të punësuarit në raste të nevojave të caktuara”- deklaroi drejtori në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu.

Saliu, potencon se kursi është i organizuar në kuadër të iniciativës së programit të trajnimit për parandalimin e fatkeqësive dhe gatishmërisë së Evropës Juglindore për 2014. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)