New York Knicks vazhdon me serinë e dobët

08.12.2014 15:59

LaMarcus Aldrige realizoi 24 pikë, duke udhëhequr Portland Blazzers drejt fitores 103 – 99 ndaj New York Knicks në përballljen e zhvilluar në Madison Square Garden, ku i pranishëm për ta ndjekur këtë sfidë ishte edhe ylli i Cleveland Cavaliers LeBron James.....

Për Blazzers ishte fitorja e katërt radhazi, ndërsa Nicksat u gjunjëzuan për të tetën herë radhazi duke humbur shumë terren në renditjen e përgjithshme të Konferencës së Lindjes.

Loja e mirë e Carmelo Anthony, që regjistroi 23 pikë, 3 asist dhe 10 ribaund nuk u mjaftoi Kniksave për të shmangur humbjen e radhës, duke konfirmuar formën e dobët që po kalojnë në këtë sezon.   

Në takimet e tjera të mbrëmjes u arritën këto rezultate Detroit - Oklahoma 94-96, Memphis - Miami 103 – 87, Dallas - Milwaukee 125-102 dhe Los Angeles Lakers - New Orleans 87 – 104.