Futboll

James Rodriguez mungon në Kupën e Botës për klube

08.12.2014 16:43

James Rodriguez do të humbasë Botërorin e Klubeve, si pasojë e një dëmtimi muskular në këmbën e djathtë...

Mesfushori i Real Madridit,m nuk dihet ende sa do të qëndrojë jashtë fushave, por është e pamundur të rekuperohet për evenimentin që do të nisë më 16 dhjetor.

Kolumbiani u dëmtua të shtunën dhe mendohet se shkak i këtij dëmtimi muskular, është mbilodhja, pasi ai është i vetmi lojtar i skuadrës që i ka luajtur të gjitha ndeshjet zyrtare të zhvilluara nga Reali, gjithsej 24.

James ka luajtur plot 1786 minuta duke qenë lojtari me më shumë  minuta në ekipin e drejtuar nga Carlo Ancelotti, ndërkohë që “mbretërit” do të marrin pjesë në Kupën e Botës për klube, ku pos tyre do të luajnë edhe San Lorenzo, Sydney Wanderers, Es Setif, Cruz Azul, Auckland City si dhe Megreb Tetouan.