Futboll
Ferhan Hasani “tejkalon” lëndimin, kthehet me gol
08.12.2014 16:49
Reprezentuesi i Maqedonisë në futboll Ferhan Hasani, e ka tejkaluar lëndimin dhe është kthyer në ritmin e garave në mënyrë ideale...

Reprezentuesi i Maqedonisë në futboll Ferhan Hasani, e ka tejkaluar lëndimin dhe është kthyer në ritmin e garave në mënyrë ideale, duke shënuar golin e vëtëm për skuadrën e Brondbit danez kundër Silkeborgut, pikërisht në takimin kur skuadra e tij festoi pesë dekada ekzistencë.
Përndryshe, Brondbi është formuar më 3 dhjetor të vitit 1964. Ferhan Hasani u inkuadrua në lojë në minutën e 71, ndërkaq vetëm katër minuta më vonë shënoi golin e vëtëm në këtë takim, duke festuar skuadra e tij me rezultat 1 me o.
Gjatë këtij takimi kishte edhe solemnitete me rastin e jubileut të madh, kështu që në një moment gjatë ndeshjes, dritat në stadium u fikën, ndërkaq në tribuna u ndezën qirinjë me ç`rast u krijua një ambient spektakolar.
Më pas, festa ka vazhduar me aktivitete të nduarnduarta. Në përgjithsi, u bë mirë që emri i Ferhan Hasanit në këtë ndeshje do të hyjë në analet e historikut të klubit në fjalë.
