Maqedoni

Ndahet çmimi “Shën Klimenti i Ohrit” në fushën e arsimit dhe kulturës

08.12.2014 17:07

Në Parlamentin e RM-së, sot u nderuan me çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për 2014 historiani, Amet Sherif dhe biokimisti, Velimir Stojkovski...

Në Parlamentin e RM-së, sot u nderuan me çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për 2014 historiani, Amet Sherif dhe biokimisti, Velimir Stojkovski, në fushën e edukimit dhe arsimit dhe Cvetan Grozdanov, historian i artit mesjetar në fushën e kulturës.
 
Rektori i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Velimir Stojkovski, thotë se “ky çmim për mua ka rëndësi të madhe, sepse është një çmim i lartë shtetëror dhe njëkohësisht mban emrin e një prej themeluesve të shkrim-leximit sllav dhe arsimit”. 
 
Çmimi “Shën Kliment i Ohrit "është dhënë për arritjet në fushën e arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përmirësimin e mjedisit dhe aktiviteteve sociale në interes publik në Republikën e Maqedonisë.
 
Në kuadër të këtij manifestimi ishin të pranishëm edhe shumë personalitete të jetës politike, kulturore dhe të tjera, të cilët vendosën lule në monumentin e Shën Klimentit të Ohrit, para katedrales në Shkup.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI