Maqedoni
Rosoklia: provimi shtetëror, domosdoshmëri
08.12.2014 17:20
Shkencëtari amerikan, Gorazd Rosoklia, thotë se provimi shtetëror për studentët, në moszgjidhje për problemet e arsimit...

Shkencëtari amerikan, Gorazd Rosoklia, thotë se provimi shtetëror për studentët, në moszgjidhje për problemet e arsimit, është i domosdoshëm për të nisur, siç shprehet ai, “fikjen e zjarrit”.
Shkencëtari amerikan thotë se arsimi në Maqedoni është në nivel të ulët, ndaj dhe i duhet një reformë e thellë dhe gjithëpërfshirëse.
Provimi shtetëror, sipas shkencëtarit, është hapi i domosdoshëm për të nisur me nxjerrjen nga kriza të arsimit.
“Arsimit tuaj i duhen reforma të thella dhe të dhimbshme. Ato duhet të fillojnë me kritere rigoroze në përzgjedhjen e profesorëve dhe të përfundojnë me vlerësimin nga shoqëria të studentëve më të mirë, por jo thjesht me anë shpërblimesh formale, por përmes punësimit të tyre në pozicione, ku do të mund të përparonin dhe të çonin përpara mbarë shoqërinë”, thotë Rosoklia.
Sipas tij, vlerësimi ekstern, ose provimi shtetëror nuk është zgjidhje e problemeve, me të cilat përballemi në arsimin e lartë, por është e domosdoshme si masë me të cilën do të nisë “fikja e zjarrit”.
I pyetur në lidhje me mbështetjen e protestave studentore nga studentë amerikanë, Rosoklia thotë se për të është e paqartë se nga kush vjen kjo mbështetje.
