Botë
Bllokohet Brukseli, në grevë punonjësit e transportit publik
08.12.2014 17:22
Brukseli u paralizua tërësisht sot nga greva e punonjësve të transportit publik, dhjetëra mijëra njerëz u përballën me vështirësi që në 6 të mëngjesit...

Brukseli u paralizua tërësisht sot nga greva e punonjësve të transportit publik, dhjetëra mijëra njerëz u përballën me vështirësi që në 6 të mëngjesit, për të arritur në vendet e tyre të punës.
Autobusët, tramvajet, metrotë dhe trenat mbetën në vend, sepse anëtarët e sindikatës bllokuan edhe rrugët magjistrale, që të çojnë në kryeqytetin e Belgjikës.
Greva është pjesë e sesionit të planifikuar të protestave që u mbajtën çdo të hënë në shenjë paralajmërimi për qeverinë për qëllimet e saj për rritjen e kufirit të moshës për daljen në pension nga 63 deri në 67 vjeçare, në pajtim me masat për kursim.
Qarkullimi ajror gjithashtu është bllokuar për shkak të grevistëve që e kanë bllokuar aeroportin kombëtar.
Për të hënën e ardhshme është caktuar grevë e përgjithshme, e cila do ta përfshijë tërë Belgjikën, ndërsa qeveria tani për tani nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga masat e paralajmëruara.
