Botë
Qendra e Los Anxhelosit kaplohet nga zjarri
08.12.2014 17:25
Një zjarr i madh ka shpërthyer në qendër të Los Anxhelosit, me ç’rast qyteti tërësisht është në kolaps, sepse janë mbyllur rrugët kryesore...

Rreth 200 policë po marrin pjesë në shuarjen e zjarrit, i cili ka kapluar disa ndërtesa shumëkatëshe në qendër të qytetit, të cilat janë në ndërtim e sipër dhe ende të pabanuara.
Sipas informatave të para, nuk ka të lënduar dhe ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
