Botë

Apel deri te shtetet në botë të pranojnë refugjatë sirianë

08.12.2014 20:09

Më shumë se 30 organizata humanitare dërguan sot apel deri te shtetet në botë të pranojnë rreth 180.000 refugjatë sirianë...

Më shumë se 30 organizata humanitare dërguan sot apel deri te shtetet në botë të pranojnë rreth 180.000 refugjatë sirianë të cilët tani janë në shtetet fqinje të Sirisë.
 
"Kjo shifër do të ishte rreth pesë për qind nga gjithsej 3,6 milionë refugjatë sirianë sa priten në shtetet fqinje në vitin e ardhshëm", kumtoi UNHCR.
 
Në shtetet fqinje momentalisht ka 3,2 milionë refugjatë, ndërsa parashikimet se ai numër deri në fund të vitit 2­15 mund të rritet në 3,59 milionë.
 
Çështja për vendosjen e refugjatëve nga Siria do të jetë njëra nga temat e konferencës së nesërme në Gjenevë.
 
Apeli është dërguar kryesisht ndaj shteteve të cilat deri tani nuk kanë pranuar refugjatë nga Siria, siç janë shtetet nga Gjiri Persik apo shtetet amerikanolatine./MIA