Punëtori për krijimin e aplikacioneve celulare
Organizata joqeveritare EESTEK LK Shkup dhe Parlamenti studentor i FSHIIK organizojnë punëtori njëditore për krijimin dhe zhvillimin e aplikacioneve celulare "Code App, Level Ep 2", me qëllim të avancimit të afëtsive të studentëve të fakulteteve teknike.........

"Në punëtori do të jenë 12 pjesëmarrës të huaj dhe rreth 40 pjesëmarrës nga Maqedonia të cilët do të kenë mundësi të dëgjojnë ligjërata nga ligjërues me përvojë, të ndara në tre module: krijim, disejn dhe sipërmarrësi. Me këtë do të mund t'i avancojnë njohuritë e tyre si studentë dhe të dalin më me konkurrencë në treg", kumtoi EESTEK LK.
Punëtorinë sot në amfiteatrin e FSHIIK do ta hap ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Ivo Ivanovski. Finalja e ngjarjes është më 14 dhjetor, kur ekipet do ta prezentojnë produktin e tyre përfundimtar dhe si fitues do të zgjidhet vetëm një ekip nga juria profesionale. (mia.mk)
