Borë në aksin rrugor Kriva Pallankë-Deve Bair

09.12.2014 10:09

Borë në aksin rrugor Kriva Pallankë-Deve Bair, mjegull në Stracin drejt Kratovës dhe Kumanovës dhe drejt Strazhës.....

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në aksin rrugor Kriva Pallankë- vendkalimin kufitar Deve Bair me mbetje të borës nëpër rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë.

Paraqitje të mjegullës ka në aksin rrugor Stracin-Kratovë-Probishtip me dukshmëri 50-100m, në aksin rrugor Stracin-Kumanovë me dukshmëri prej 50-100m dhe qafën malore Strazhë 30-40m.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore ,Koçani-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë -Veles.

Pjesëmarrësve në komunikacion u  rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. (mia.mk)