Punëtori për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut nëpër bashkëpunimin e Avokatit të popullit me mediat

09.12.2014 10:12

Në organizim të Instrumentit për ndihmë teknike dhe këmbim të informacioneve të Komisionit Evropian (TAIEX) dhe në bashkëpunim me Avokatin e popullit sot në Shkup do të mbahet punëtori në temë "Mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut nëpër prizmin e bashkëpunimit të Avokatit të popullit me mediat"......

Punëtorinë do ta hapin Avokati i popullit Ixhet Memeti dhe Robert Lidëll nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Për "Bashkëpunimin e Avokatit të popullit me mediat-bazë për promovimin e lirive të njeriut dhe të drejtave" do të flet zëvendësja e Avokatit të popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, ndërsa për "Marrëdhëniet me mediat nëpër praktikën e sektorit për marrëdhënie me opinionin e ombudsmanit austriak" do të flet Kristina Hajntel, shefe e Sektorit për komunikime të Avokatit të popullit të Austrisë.

Në temë "Liritë e mediave, transmetimi i lajmeve, linja e hollë midis lirisë së shprehjes dhe shkeljes së lirive dhe të drejtave të njeriut", fjalim do të ketë Sandra Bartoloviq, gazetare nga Kroacia, ndërsa për "Tabloidizimin e mediave dhe rregullimin e tyre" do të flasë Mirçe Adamçevski, kryetar i Këshillit për etikë të mediave.