Sot pritet votimi i Qeverisë së re të Kosovës
Parlamenti i Kosovës, pritet që gjatë ditës së sotme të votojë për të zgjedhur qeverinë e re, e cila pritet të udhëhiqet nga ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa....
Seanca e Kuvendit të Kosovës, filloi në orën 12.00. Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri në largim, Hashim Thaçi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e kanë nënshkruar gjatë ditës së hënë marrëveshjen e koalicionit, me qëllim që t’i jepet fund krizës politike.
Sipas marrëveshjes, Isa Mustafa do të jetë kryeministër, ndërsa Hashim Thaçi do të jetë ministër i Jashtëm.
Gjatë seancës së djeshme të kuvendit, Isa Mustafa është nominuar për kryeministër. Pas disa orë diskutimi, me kërkesë të deputetëve të PDK-së dhe LDK-së votimi për zgjedhjen e qeverisë së re është shtyrë për sot.
