Mogerini: Nevojitet politikë e jashtme më e harmonizuar mes BE-së dhe Turqisë
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Frederika Mogerini, tha në Ankara, se shtetet e BE-së duhet të punojnë për së afërmi me partnerët ndërkombëtarë, siç është Turqia, me qëllim që të ndalohen luftëtarët e huaj që të udhëtojnë në Lindjen e Mesme, për tu bashkuar me militantët radikal islamikë.......

Mogerini gjatë ditës së djeshme është takuar me zyrtarët turq për të biseduar në lidhje me luftën kundër militantëve islamikë dhe iu ka bërë thirrje zyrtarëve turq që t’iu bashkohen edhe sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, për shkak të krizës në Ukrainë.
"Ne diskutuam situatën e luftëtarëve të huaj. Është interes i përbashkët që të përballemi me këtë situatë, që të kemi koordinim dhe strategji të mirë për të ndaluar rrjedhën e luftëtarëve nga të dyja anët", ka thënë Mogerini.
Ankaraja nuk i është bashkuar perëndimit në sanksionet kundër Rusisë.
BE-ja i ka bërë thirrje që Turqia të mbështet krahas shteteve që kanë vënë saknsionet ose të paktën, të mos përfitoj nga situata, me eksportimin e produkteve në Rusi.
