Raporti për torturat e CIA-s do t'i rrisë rreziqet e sigurisë për ambasadat e SHBA-së
Në të gjitha ambasadat amerikane përreth globit, janë shtuar masat e sigurisë derisa pritet që gjatë ditës së sotme, të publikohet raporti rreth mënyrave se si Shërbimi Sekret Amerikan (CIA) i ka përdorë masat e fshehta të marrjes në pyetje.......

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar, se ambasadat dhe institucionet tjera, janë duke marrë masa paraprake, ngase ka indikacione për një rrezik të madh.
Raporti i cili pritet të publikohet gjatë ditës së sotme, pritet që të japë detaje për mënyrat se si CIA i ka marrë në pyetje pjesëtarët e Al-Kaedas, në objektet sekrete në Evropë dhe Azi, të cilët kanë qenë të dyshuar në vitet pas 11 shtatorit të vitit 2001, kur edhe kanë ndodhur sulmet terroriste kundër SHBA-së.
Raporti pritet të konkludojë se marrja në pyetje në mënyrë joadekuate, ka ndikuar që të mos jepen rezultatet e duhura.
Presidenti amerikan, Barak Obama, e kishte ndaluar programin e marrjes në pyetje nga CIA kur ai ka marrë detyrën në vitin 2009 dhe pati pranuar se metodat e përdorura për marrjen në pyetje të të burgosurve të Al-Kaedas, kishin arritur në torturë.
