Takimi i parë i princit Uilliam dhe Barak Obamas

09.12.2014 10:21

Princi britanik Uiliam u takua në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me presidentin amerikan, Barak Obama me të cilin foli për shumë tema, nga tregtia ilegale me kafshët e egra e deri te lindja e princit Xhorxh.......

Princi Uiliam të dielën me bashkëshorten Kejt, e cila është në muajin e pestë të shtatzënisë, udhëtoi për vizitë treditore në SHBA.

Kjo është vizita e tyre e parë zyrtare në SHBA, ndërsa në Nju-Jork janë vendosur në hotelin "Karljl".

Princi Uiliam u takua vetëm me presidentin Obama në Uashington, ndërsa dukesha e Kembrixhit në Nju-Jork vizitoi një qendër për zhvillimin e fëmijëve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë kumtoi se ata kanë biseduar për marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Në takim ka marrë pjesë edhe nënpresidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden.