Erik Holder publikoi udhëzime për policinë në SHBA
Prokurori shtetëror amerikan, Erik Holder publikoi sot udhëzime të reja për forcat policore.......

Me këto tri drejtime, në përjashtim të rasteve për siguri nacionale, ndalohet arrestimi apo kontrolli i identitetit në bazë të orientimit nacional, etnik, fetar apo seksual.
Holder e paralajmëroi plani që javën e kaluar, në jehonë të protestave në Ferguson, të bëra sipas vendimit të autoriteteve për të mos ngritur akuzë kundër policit të bardhë Daren Uillson, i cili vrau adoleshentin me ngjyrë të paarmatosur, Majkëll Braun.
Këtë hap për një kohë më të gjatë e kërkuan aktivistët për të drejta të njeriut.
Holder tha se me rastin e incidenteve të cilat ndodhën para ca kohësh, imperativ është të ndërmerret gjithçka që të sigurohet praktikë e fuqishme dhe e shëndoshë policore, duke theksuar se me udhëzimet e reja është bërë një hap i madh dhe i rëndësishëm.
Standardet e reja nuk kanë të bëjnë me kontrollin kufitar, siç është konfirmim i identitetit apo bagazhit të aeroporteve, që mbetet në kompetencë të sektorit amerikan për siguri të brendshme.
Në të njëjtën kohë, prokurori shtetëror i Nju-Jorkut, Erik Shnajderman, bëri thirrje që të hetohen edhe para drejtësisë të dalin policët të cilët vranë civilë të paarmatosur.
Vrasjet e civilëve të paarmatosur shkaktuan protesta në mbarë SHBA-në.
